Description
Ishulli i Maligradit ndodhet në liqenin e Prespës. rreth 2.2 km larg nga Pustecit. Ishulli është rreth 800 metra i gjatë dhe rreth 200 metra i gjerë dhe është i rrethuar nga shpate shumë të pjerrëta, me përjashtim të pjesës perëndimore. Për shkak të vlerave shumë të larta të biodiversitetit ishulli është shpallur monument natyror dhe konsiderohet zone qëndrore sipas planit të meaxhimit të Parkut Kombëtar të Prespës. Përveç vlerave natyrore Ishulli I Maligradit është i njohur ndërkombtarisht dhe për kishën e Shën Mërisë që gjendet në brendësi të tij. Kisha gjendet brenda një shpelle dhe konsiderohet si një nga monumentet më të vlefshme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Mbishkrimet e gjetura në këtë kishë i përkasin periudhave të ndryshme që lidhen me historinë e këtij monumenti. Një mbishkrim në anën jugore, mendohet se mund ti përkasë vitit 1345 duke konfirmuar në këtë mënyë banimin e hershëm të ishullit
Ishulli i Maligradit dhe kisha e Shën Marise mund të vizitohen vetëm në rrugë ujore nëpërmjet varkave që kryesisht nisen nga Pusteci.
Location
-
QWRM+V7W, Zrnovsko, Albania
Add a review