Description
Muzeu i “Gjon Mili”, që i kushtohet figurës së fotografit korçar që ka prekur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë, i ka shtuar qytetarëve korçar një atraksion të ri kulturor.”Arti i fotografisë, vjen kësaj radhe përmes mendjes e talentit të jashtëzakonshëm të Gjon Milit në një ndërtesë të Korcës që është art më vete e që njihet si “vila rumune” dhe që sot del në dritë plotësisht e restauruar falë këtij investimi. Në Muzeun e rikonstruktuar janë ekspozuar 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për të, ekspozitore me elemente nga jeta e tij, apo e kohës që jetoi.
Orari nga E Hena-Diele 09:00-14:00, 17:00-19:00
Location
-
JQ8H+MMX, Rruga Konferenca e Pezës, Korçë, Shqipëri
Add a review