Site logo
Description

Zgavra e Zaverit ndodhet në bregun perëndimor të Liqenit të Prespës në kryqëzimin e dy
thyerjeve tektonike. Që prej vitit 2002 është shpallur monument natyre i kategorisë së tretë
(IUCN) për shkak të vlerave shkencore, didaktike dhe turistike të tij. Monumenti i natyrës
Zgavra e Zaverit shtrihet në anën e djathtë të rrugës nacionale Korcë-Pika Doganore Goricë
pranë fshatit Goricë e vogël. Zaveri shërben si një pikë lidhëse midis Liqenit të Prespës së
madhe dhe Liqenit të Ohrit.

Nga këtu ujërat e Liqenit të Prespës shkojnë në Liqenin e Ohrit
përmes një tuneli nëntokësor. Ujërat dëpërtojnë në thellësitë e malit të Thatë drejt Liqenit të
Ohrit dhe dalin në zonën e Tushemishtit. Ky fenomen ofron mundësi të mira studimore për
entuziastët e studimeve gjeologjike dhe për ata që duan të mësojnë më shumë rreth lidhjes midis
dy liqeneve më të rëndësishme të rajonit.

Location
Region
  • No comments yet.
  • Add a review