Site logo
Description

Kisha sot perbehet nga naosi dhe hajati.Narteksi mungon.Nga ana tipologjike naosi nuk ndryshon nga bazilikat e tjera te Voskopojes.Ai ka te njejtin kompozim planimetrik dhe volumor ,sistem konstruktiv dhe formulim arkitektonik te jashtem.Permasat ne plan jane 19.3 m x 10.5 m x 8m .Nefi qendror eshte i ngushte dhe jo shume i larte ,pra nuk arrin te jape pershtypje madheshtie si tek kishat e tjera.Hajati eshte i hapur me nje harkade me gjashte hapesira.

Ne pamjen e jashtme viher re tendenca per nje perpuni dekorativ te muratures.Ne menyre te vecante dallohet hajati,i ngarkuar me motive te shumellojta dekorative,te realizuara me tulla,tjegulla dhe gure cmersi,si korniza ne forme kurriz peshku,kryqe,stilizime pishash,kornizime te gureve me tulla etj.

Hajati i kishes ngrihet mbi kollona monolite prej guri te kuqerremte me baze tetekendore qe perfundojne me kapitele te larta ne forme trung piramide te permbysur dhe me qoshe te prera.Ato lidhen me harqe terthore me muret e kishes per te formuar berthamat e zakonshme katrore te mbuluara me kupola dhe me qemere te kryqezuar.Ne pjesen perendimore kane mbetur gjurmet e narteksit te dikurshem.Ai ka pasur dyshemene ne nje nivel me te larte  se ajo e naosit.

Niveli i catise se narteksit ka qene me i ulet se ai i naosit.Kjo dallohet edhe nga gjurmet ne faqen perendimore te naosit.

 

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 31, 2025 4:33 am local time

  • No comments yet.
  • Add a review