Site logo
Description

Kisha e Ristorit në Mborje, Korcë është ndërtuar rrëzë malit të Moravës, në juglindje të Korcës. Kisha përbëhet nga naosi dhe një hajat i vonë, i shtuar në anën perëndimore dhe atë jugore, i ndërtuar me materjale dhe teknikë jo të mirë. Naosi paraqet një planimetri kryqi të brëndashkruar pa mbështetje të lirë. Këtë rol në formimin e sistemit mbajtës të mbuleses me qemer e kupolë mbi tambur, e luajnë pilastrat e formuara në anën e kryqit, të cilat dalin pak ndaj murit verior e jugor e më tepër ndaj dy mureve të tjera. Kështu, krahët verjor e jugor të kryqit janë më tepër harqe të verbër në mure, sesa qemer. Një gjë e tillë bënë që kisha te kete dy akse, atë vertical më kupolë dhe atë gjatësore më pakë të ndjeshme. Mbi sistemin  e qemerëve harqembjtes, me ndihmën e trekëndëshave sferik, ngrihet tamburi me kupolën.

Pjesa e mjedisit të altarit është në krahun lindor të kryqit. Në murin lindor kemi absiden gjysëmrrethore, me një nike të harkuar në veri të sajë. Dy nike të tjera që shkojnë deri në tokë, janë në murin verjor dhe jugor. Ne kishë hyhet nga dy porta, njëra në anën jugore e tjetra në atë perëndimore. Naosi ndricohet dobët nga dy dritare të vogla në abide dhe në murin jugor, si dhe dritarja e tamburit. Në anën e jashtëme kisha paraqitet mjaftë komplekse.Vëllimi qëndror kubik te naosit i mbivihet tamburi me kupolën. Kalimi nga poshtë lartë bëhet në formë piramide, nëpërmjët lëvizjes dhe copëtimit të cative.Të katër krahët e kryqit perfundojnë me frontone, duke pasur pjesën më të ulët në këndet që në këtë mënyre formojnë qartë kryqin në cati. Frontonet perfundojnë me vija të drejta. Fusha Brënda tyre zbukurohet me një nikje të madhe. Nikja jugore meqë ajo nga veriu është e meremetuar, na jepë një ide të plotë të formës së dikurshme të tyre.

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 31, 2025 6:03 am local time

  • No comments yet.
  • Add a review