Site logo
Description

Ne gjendjen e sotme kisha perbehet nga naosi dhe hajati.Ne oborr ka patur dhe ndertime t tjera .Oborri rrrethohej me mure,mbi te cilat ngrihej kulla e kembanares.Naosi ka nje ndertim tipik bazilikal ,me permasa te brendshme 18.2 x 9.5 m.Ai eshte i ndare ne tre nefe me dy rradhe kollonash.Kollonat lidhen me harkada ne drejtimin gjatesor ,te cilat e theksojne akoma me shume shtrirjen gjatesore te salles.Mbi harkada ngrihen mure ,te cilat i vecojne edhe ne lartesi nefet njeri nga tjetri.Ne kete menyre nefi qendror eshte me i gjere dhe me i larte se nefet anesore dhe ndricohet ne pjesen e siperme nga dritare te hapura mbi nivelin e cative te nefeve anesore.Nefi qendror mbulohet me tavan te rrafshet derrase ,i cili eshte i ndare me rripa te holla listelash (cibukesh)ne nje rrjet katroresh dhe eshte i qarkuar me fashatura te gjera ,te zbukuruara me motive te pikturuara.Nefet anesore jane te mbuluara nga flagra e thjeshte e catise.Hajati ne anen jugore del ne nje pamje me nje harkade me nente hapesira ,te mbeshtetur ne kollona te uleta rrethore.Hajati mbulohet nga zgjatimi i flegres se catise se nefit jugor.Naosi lidhej me narteksin ne pjesen perendimore nepermjet nje porte nderrmjet dy dritareve.Dyshemeja e narteksit ka qene ne nje kuote me te larte se ajo e naosit.

Kisha eshte ndertuar me gur te lidhur me llac gelqereje.Materiali dhe teknika e ndertimit jane te njejta me ato te kishave te tjera te Voskopojes.Por ketu mungon dekoracioni dhe perdorimi i tullave.Efektet dekorative jane krijuar duke alternuar gure me ngjyra te ndryshme ne harkaden e hajatit.

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 31, 2025 5:07 am local time

  • No comments yet.
  • Add a review