Description
Kisha eshte nje paraklis katerkendesh me permasa 4.60 * 3.30m,e cila perbehet nga mjedisi i altarit dhe naosi.Keto dy ambiente ndahen nga njeri-tjetri nepermjet dy ikonostaseve prej druri,ku me i riu i perket vitit 1345 ndersa ai me i vone datohet ne vitin 1604.Ne ambientin e altarit,krahas absides se dale nga jashte,ndodhen niket e protezisit dhe diakonikonit.
Ne fazen fillestare te ndertimit kisha ka qene mbuluar me cati dyujese mbi strukture druri.Ne fazen e dyte u ngriten muret dhe kisha u mbulua me qemer ne nivel me te larte.Muret e kesaj kohe jane te lidhura me llac gelqereje ndersa ne hapesirat midis gureve verehet dhe prezenca e tullave.Fasada perendimore dhe jugore e muratures eshte suvatuar,duke krijuar siperfaqe te pershtatshme per mbulimin e tyre me piktura murale. Hyrja per ne kishe realizohej nepermjet deres se vogel ne murin perendimor,mbi te cilen eshte nje nike e harkuar qe krijon ndjenjen e lartesise per porten e ulet.Brendesia ndricohet nga tri dritare,nje ne mjedisin e altarit ndersa dy te tjerat ne naos.Kisha eshte nje ndertim i shek.XIV.
Lartesia e objektit eshte rreth 6m.
Kisha e Shen Merise eshte monumenti me perfaqesues ne ishullin e Maligradit,e cila spikat per vlerat historike,arkitektonike dhe artistike.Ajo ruan mire pikturen murale,e realizuar ne tri faza te ndryshme dhe mbishkrime te shumta si dhe portretin familjar te Kesar Novakut ne fasaden perendimore,te cilat perbejne nje burim te rendesishem historik ,duke na treguar te dhena te rendesishme mbi shijet artistike te fisnikeve lokale si dhe organizimin e programit ikonografik ne kishat njenefeshe me qemer.
Kisha gjendet ne nje zgaver natyrore shkembi,ne anen jugore te ishullit te Maligradit ne Prespen e Madhe,ne lindje te fshatit Pustec.
Location
-
Maligrad, Albania
Add a review