Site logo
Description

Mendohet se ky han ka marre kete emer,sepse eshte ndertuar nga tregtare elbasanas. Eshte ndertuar rreth viteve 1800.

Hani I Elbasanit ngrihet ne krahun e djathte te rruges kryesore qe te con te Pazari.Oborri I brendshem ka forme trekendeshi dhe rrethohet nga te gjitha anet me ndertime ,ku ne mes ndodhet pusi I zakonshem.

Ndertimet perreth oborrit te kalldremuar ,jane 2 kateshe me kompozim planimetrik te zakonshem per hanet.Kati perdhe eshte I mbyllur . Ne katin e siperm odat e fjetjes nxjerrin dyert ne galerine e hapur qe I paraprin ,ndersa disa nxjerrin edhe dritaret e tyre.E gjithe pjesa ballore e katit perdhe nga ana e rruges kryesore eshte e zene nga dyqanet dhe hyrja e hanit.

Ne Hanin e Elbasanit dallohen qarte 2 faza kryesore ndertimi ,qe ndryshojne ne menyre te dukshme nga teknika e ndertimit,materialet e perdorura dhe trajtimi arkitektonik I katit perdhe. Ndertimi I fazes se pare,I vendosur normal me rrugen kryesore ,ka ne katin perdhe nje rradhe te ndarash secila me hyrje te vecante dhe dritare qe shohin ne oborr.Ato jane te mbuluara me qemere cilindrike. Ndarja e brendshme shfaqet edhe ne pamjen e jashtme ,pra theksohet nga pilastra guri te gdhendura qe perfundojne me kapitele,mbi te cilat ngrihet korniza nderrmjet kateve.Dyert dhe dritaret qarkohen me korniza guri te gdhendura,ndersa hapesira e tyre mbrohet me skara hekuri te thjeshta dhe me kanate metalike.

Mbi te ngrihet kati I siperm me galerine e hapur dhe rreshtin e odave pergjate saj.

Kati perdhe I ndertimit te fazes se dyte ka tipare te tjera,ndersa kati I siperm ruan te njejtin kompozim dhe trajtim me pjesen tjeter.

Ne krahasim me hanet e tjera ,trajtimi arkitetonik e dekorativ I pamjeve nga oborri eshte me I pasur.Struktura mbajtese horizontale e catise mbi kolonat e drurit ,eshte e veshur me skelet catmaje te suvatuar,qe krijon nje fare harkade te rrafshet me profil te lakuar vetem mbi kolonat.Harkada shkrihet rrjedhshem ne pjesen e suvatuar e te lakuar te strehes ,qe perfundon me pjesen e drejte te veshur me derrasa.Galeria mbrohet nga nje parapet druri me binare vertikale. Perballe hyrjes kryesore shkeputet nje ballkon qe del mbi oborr.Ndjenjen e intimitetit ,qe krijohet nga oborri I mbyllur dhe galleria e hapur e tij ,e thekson akoma me teper nje galeri e brendshme e ngritur dhe qe hapet ndaj galerise kryesore.Gjate saj rreshtohen disa oda ,me dritare qe shohin ne rruge.Ngritja ne nje nivel me te larte e kesaj pjese eshte diktuar nga nevoja per te krijuar lartesine e nevojshme te dyqaneve dhe korridorit te hyrjes.
Muratura e hanit është me gur shtufi ne katin e parë.Kati i dytë është i ndërtuar me mur catmë. Oborri është i shtruar me kalldrëm.

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 31, 2025 4:39 am local time

  • No comments yet.
  • Add a review