Site logo
Description

“Vila Melko Restaurant Farm & Rooms” 

“Në të Korçës plakë qark
Nën hijen e lajthisë
Nën kishën e Shërmërisë
Atje ku ka mana dhe gorica
Atje ndodhet Boboshtica…”
(Viktor Efthimiu shkrimtar Boboshtar)
… Atje ndodhet edhe “Vila Melko Restaurant Farm & Rooms”

 

Identifikohemi si nje restorant tradicional dhe familjar me një menu të pasur me gatime tipike tradicionale të Boboshticës & Korçës, disa prej të cilave sigurisht që mund ti keni dëgjuar si psh i famshmi Lakrori ne saç ose Rakia me nam e Manit , Qoftet e Fshatit me atë receten origjinale të gjysheve, Llukaniku i Shtëpisë, Fasulet Pllaqi, Specat me Salcë, Domatet Turshi, Petullat e Fshira, sigurisht edhe një nga specialitetet tona Mishi i Qingjit i pjekur në furrë dhe shumë e shume të tjera. Pa dyshim që të gjitha këto janë “prodhime shtëpie”( homemade) duke rikthyer kështu recetat e vjetra dhe duke ruajtur shijen autentike.

Kemi punuar fort që prej vitit 2001 duke arritur ndër vite të ngremë një shërbim kompleks dhe nga më të vecantit në rrethin e Korçës që përfshin:
-Restorant, me një kapacitet prej 140 persona në ambientet e brëndëshme dhe 150 persona në ambientet e jashtme , me një interior tradicional me dru duke përfshirë edhe 4 oxhaqe druri për kënaqësinë tuaj dhe të familjes tuaj ose një verande plot gjelbërim dhe hije në sezonin e Verës.
-Fermë, në të cilën mbarështohen reth 1000 krerë bagëti të imta dhe sigurisht kafshë të tjera si lopët, kuajt deri në pulat dhe këndezat e fshatit.
-Bashtë, e cila siguron në momentet sezonale perime edhe fruta të freskëta, si domatet e quajtura “Sarrëke të Korçës”, kastraveca, speca ,kumbulla të egra, qershi, molle etj…madje edhe deri tek patatet
-Mini Baxho të përpunimit të qumështit në të cilën përpunohet i gjithë prodhimi i qumështit dhe nënproduktet e tij si djathi i bardhe, djathi kaçkavall, gjalpi, salca e kosit, dhalla edhe shume të tjera të cilat prodhohen në mënyrën më origjinale dhe pa konservantë.
-“Vila Melko Rooms” risia jone me e re janë ambientet akomoduese në të cilat do të gjeni një atmosfere tradicionale te qete dhe me kushtet me bashëkohore, sigurisht suitat japin një shije tjetër mbrëmjeve në fshat me familjen tuaj duke qenë të pajisura me vaskë, oxhak druri dhe nje hapësire të mjaftueshme që të shijoni qetesine qe keni kerkuar.

Gjithmone do të jetë kënaqësia tonë të mirëpresim miq të rinj dhe miq të vjetër edhe mbi të gjitha gjithmonë do të duam që të gjithë vizitorët që vizitojnë Korçën, këtë qytet që ne e duam kaq shumë, dhe të gjithë rrethinat e saj të kalojnë sa më bukur kudo që ata do të jenë, por i ftojmë dhe i sugjerojmë që të paktën një herë të vetme ja vlen ta vizitosh “Vila Melko”-n !
Për përditësime, evenimente, organizime, mbrëmje me muzikë live dhe për çdo gjë tjetër  ju lutemi na ndiqni  në rrjetet sociale të paraqitura më poshtë.

(Për tu sqaruar! Ju sugjerojmë që në raste festash dhe ditë të shenuara të cilat kanë fluks të rezervoni disa ditë më përpara. Në këto raste nqs telefoni ju del i fikur do të thotë që është aritur kapaciteti i mundshëm i rezervimeve, gjithsesi me dëshiren tuaj mundeni të paraqiteni nga afër në ambientet tona për të marrë në konsideratë ndonjë mundësi të çastis, ju faleminderit!)

Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • April 20, 2025 7:15 am local time

Categories
  • No comments yet.
  • Add a review