Description
2 Shkurti i çdo viti është shpallur si “Dita Botërore e Ligatinave”; kjo ditë shënon datën e miratimit të Konventës për Ligatinat në 2 Shkurt 1971 në qytetin Iranian të Ramsar-it. Ligatinat ose sistemet e “tokave të lagura”, janë sipërfaqe ujore të përhershme ose përkohshme deri në 6 metra thellësi, dhe përbëjnë një ekosistem mjaft i rëndësishëm që siguron larmi përfitimesh përfshirë filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Këtë vit tingëllon aktuale sllogani “E ardhmja e njerëzimit varet nga ligatinat” megjithatë, gjysma e ligatinave në botë janë zhdukur gjatë shekullit të fundit.
Publiku i gjerë është pak i ndërgjegjshëm për këto shërbime të rëndësishme të ligatinave. Shumë pak vetë e dinë se në vendin tonë 3% sipërfaqe së tokave të lagura në bregdet, strehojnë 75% e vlerave të biodiversitetit. Në jo pak raste, ligatinat janë shndërruar në vende për hedhjen e mbeturinave apo janë transformuar në toka buke apo terrene ndërtimi.
Dita Botërore e Ligatinave është një mundësi e mirë për të kërkuar ndryshimin e situatës dhe ndërgjegjësuar publikun mbi rëndësinë që kanë ligatinat për të ardhmen e njerëzimit.
Location
-
Pustec Municipality, Albania
Add a review