Description
Dita e trashëgimisë kulturore është një event I përvitshëm I datës 29 Shtator.
“Trashëgimia kulturore” është një event tradicionl multikulturor I përvitshëm, i cili zhvillohet në formën e e një programi ku në qender të tij është promovimi I traditës kulturore Kolonjare dhe trashëgimisë nëpërmjet valleve , këngëve, kostumografisë etj.
Ne skenë interpreton ansambli I këngëve dhe valleve te Kolonjës, që performojne në skenën gjigande të Kolonjës dhe priten në mënyrë të shkëlqyer nga publiku.
Aktiviteti i trashëgimise kulturore është një event i kthyer në traditë tashmë në Kolonjë, në kuadër të ditës kombëtare të trashëgimisë. Çdo 29 shtator bashkia Kolonjë dhe qëndra e artit, kulturës dhe sportit organizon një sërë eventesh. Organizimi fillon me trashëgimine kulinare, ku fëmijët e të dyja kopshteve të qytetit ndihmuar nga prindër e gjyshër tregojnë në një panair të veçantë disa nga gatimet tradicionale më të spikatura të zonës. Eventi i radhës më pas është panairi i traditës me prodhimet bio të Kolonjës I cili në sheshin Rilindja mori vëmëndjen e vendasve por edhe turistëve të huaj. Kjo ditë së fundmi u kurorëzua me spektaklin e ansamblit "As e vogel as e madhe" I cili nëpërmjet këngëve, valleve, por edhe gjithë trashëgimise muzikore që Kolonja mbart manifestoi vlerat më të vyera.
FESTIVALI TIPOLOGJIK KOMBETAR I SAZEVE
Një herë në dy vjet përgjatë zhvillimit të eventit "Trashëgimia kulturore" realizohet festivali tipologjik I sazeve, eventi zgjat tre ditë njëra prej te cilave në djepin e sazeve, Leskovikun. Krahas eventeve që realizohen tradicionalisht me rastin e Trashëgimisë kulturore, zhvillohet festivali tipologjik i sazeve në të cilin performojnë orkestra nga e gjithë trevat shqipfolese, përkatësisht orkestra e: Përmetit, Këlcyrës, Beratit, Fierit, Mallakastrës, Korcës, Devollit, si dhe orkestra e e trevave shqipfolëse në Maqedoni,Kosove dhe Mali I zi.
Location
-
8MQJ+962, Sheshi Rindja, Ersekë, Albania
Add a review