Description
Karnavalet e fëmijëve jane një aktivitet I përvitshëm I cili organizohet me bashkëpunimin e gjerë
të mbarë shkollave 9 vjecare të bashkisë Kolonjë por edhe vetë Bashkisë, Qendrës së Artit, Kulturës dhe Sportit si dhe Qendrës kulturore të fëmijeve Kolonjë.
Kjo festë e ka gjenezën e vet në fshatin Rehovë e me kohën është ruajtur e përcjellë nëpërmjet
kostumografisë së larmishme e cila vit pas viti duhet pasuruar në bazë të fabulave që në
karnavalen e cdo viti është e ndryshme.
Me shume se 100 fëmijë vishen me kostume të ndryshme dhe bëjnë paradën e tyre tradicionale
në rrugët e qytetit për të finalizuar më pas gjithë eventin me nje koncert në sheshin “Rilindja”
Ky event shërben më së pari jo vetëm për argëtimin e fëmijeve por edhe si nje atraksion i
vecantë per këdo qe viziton qytetin në këtë ditë, vendas apo jo vendas.
Location
-
8MQJ+962, Sheshi Rindja, Ersekë, Albania
Add a review