Description
Kolonia e piktorëve është një ndër eventet më të vecanta që zhvillohet në trevën e Kolonjës.
Kolonia e piktorëve përfshin gjithë zonën e Bashkisë Kolonjë. Në të marrin pjesë rreth 40 piktore peisazhistë ndër më të mirët në këtë gjini pikturë nga trevat shqipfolëse si Shqipëria, Kosovë, Maqedoni, Mal I Zi si edhe piktorë te zonës tonë eti
Piktorët shpërndahen në zonat me atraktive te Kolonjës (Ersekë dhe Leskovik) përgjatë ditëve të Kolonisë dhe fiksojnë në telajo peisazhet më të bukura.
I githë aktiviteti I Kolonisë së piktorëve pasqyrohet në media dhe kjo gjë shërben si promovim I zonës.
Për 4 dite piktoret jane mysafirë të bashkisë Kolonjë e cila kujdeset qe ti akomodojë ne hotelet e bujtinat me te vecanta.
Ne darkën e fundit bëhet një ceremoni përmbyllëse e aktivitetit, ndarja e vlerësimeve dhe
certefikatave të pjesëmarjes me pjesmarjen e të ftuarve të vecantë dhe autoriteteve lokale.
Si rezultat I mbështetjes te kësaj veprimtarie, Bashkia e Kolonjës, ka të drejtë të zgjedhë për fondin e saj, në përfundim të ekspozitës ditën e fundit të veprimtarisë, 15 piktura nga realizimet e piktorëve,
sipas zgjedhjes së personave të autorizuar prej saj.
Location
-
8MQJ+962, Sheshi Rindja, Ersekë, Albania
Add a review