Site logo
Description

Prespa është e njohur për vlerat e saj të larta kulturore me kishat e vjetra eremite dhe objektet arkeologjike. Nuk duhen humbur pa vizituar kishat eremite që ndodhen në pjesën shqiptare të liqenit të Prespës. Dy prej më të rëndesishmet janë Kisha e Engjëjve dhe Kisha e Shën Mërisë. Të dyja tërheqin vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, jo vetëm sepse janë thesare kulturore dhe historike të së shkuarës, por edhe për pozicionimin e tyre unik brenda bregut shkëmbor të liqenit. Formacionet e tyre shkëmbore, ikonat dhe panorama përreth plotësojnë njëra-tjetrën, duke i bërë ato të parezistueshme për vizitorët që nuk ngurrojnë të ngjitin shkallët prej druri për t'i parë nga afër. Në lindje të fshatit Tuminec ndodhet kisha e bukur e Shën Mërisë, një kishë eremite e shekullit të 14-të. Kisha ka tre kate të gdhendura në shkëmb me ikonat që bien në sy dhe ruajnë vlerën dhe simbolikën e kohës kur ato vendoseshin aty. Piktura e Shën Mërisë, e cila daton në fund të shekullit të 13-të, tregon gjurmë të avancuara të stilit të artit pamor bizantin. E njëjta gjë është edhe për Kishën e Engjëjve të shekullit të 14-të. Kisha përbëhet nga dy kate ku disa shkallë hekuri të çojnë për të arritur te ikonat dhe në brendësi të saj. Kjo kishë ndodhet brenda shkëmbinjve në liqenin e Prespës dhe pjesa e sipërme e kësaj kishe ku ndodhet ikona e Marisë është 30 metra e lartë.

Kishat eremite të Prespës mund të vizitohen vetëm përmes liqenit me varkë. Udhëtimi në këtë kishë është i mrekullueshëm pasi vizitorët mund të shijojnë liqenin dhe peizazhin e mahnitshëm që ofron ky vend në të katër stinët. Malet dhe brigjet me shkëmbinjtë e thepisur që rrethojnë këtë liqen japin ndjesinë e një bukurie të egër e cila reflektohet dhe zbutet nën qetësinë e liqenit. Gjatë këtij udhëtimi vizitorët mund të shohin edhe pelikanë kaçurrelë të cilët janë emblema e parkut.

 

Old eremite churches along Prespa Lake Shore

Prespa is well known for its high cultural values with old eremite churches and archeological sites. Two of the most interesting eremite churches located in Albanian part of Prespa Lake are The Church of the Angels and the Church of St. Mary. Both of them attract the attention of local and foreign tourists, not only because they are cultural and historical treasures from the past, but also for their unique positioning within the rocky shore on the lake. Their rock formations, icons and surrounding panoramas complement each other, making them irresistible to visitors who do not hesitate to climb wooden stairs to see them up close. East of the village of Tuminec is located the beautiful church of Saint Mary, a hermit church from the 14th century. The church has three floors carved into the rock with the icons that stand out and preserve the value and symbolism of the times when they were placed there. The Saint Mary painting, which dates back to the end of the 13th century, shows advanced traces of the Byzantine visual art style. The same is also for the 14th century Church of the Angels. The church consists of two floors where several iron stairs lead to reach the icons and its interior. This church is located inside the rocks in Lake Prespa and the upper part of this church where the icon of Mary is located is 30 meters high.

The eremite churches of Prespa can be visited only through the lake by boat. The trip to this churches is wonderful since visitors can enjoy the lake and the amazing landscape that this place offers in all four seasons. The mountains and banks with steep cliffs surrounding this lake give the feeling of a wild beauty which is reflected and softened under the tranquility of the lake. During this journey visitors can also see the curly pelicans which are the emblem of the park.

Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • November 21, 2024 9:01 am local time

  • No comments yet.
  • Add a review