Description
Festa e Mollës, e cila organizohet çdo vit nga Bashkia Korçë ne fshatin Dvoran, ka si qëllim promovimin e produktit vendas, mollës dhe nënprodukteve të saj. Mbledhja e mollëve nëpër ferma të ndryshme në zonat që dallohen për prodhimtarinë e mollës, krijon një mundësi argëtimi për turistët vendas dhe të huaj si edhe gjallëron jetën në njësitë administrative që i bashkohen Korçës. Me pjesëmarrjen e fermerëve të rajonit, realizohet një panair, ku të gjithë pjesëmarrësit reklamojnë mollët si edhe produkte të tjera kulinarie si verë, reçel, liko, prevede, ëmbëlsira me mollë etj.
Location
-
HP5V+GV Mollaj, Albania
Add a review