Description
Bashkia e Korçës, këtë vit do të organizojë me mbështetjen e bizneseve të interesuara ʺFestivalin e Ushqimitʺ, i cili synon organizmin e një panairi që promovon gatimet tradionale të Korçës. Pjesë e Festivalit të Ushqimit këtë vit do të jetë edhe Festa e Lakrorit, e cili sjell traditën e veçantë të përgatitjes së lakrorit në saç, për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj që e parapëlqejnë dhe e frekuentojnë këtë aktivitet të përvitshëm të kthyer në traditë, duke e bërë atë sa më atraktiv për turistët vendas dhe të huaj. Në organizimin e Festivalit të Ushqimit do të marrin pjesë dhe do të angazhohen me përgatitjen e ushqimeve tradicionale edhe nxënësit e shkollës së mesme profesionale ʺIsuf Gjataʺ.
Location
-
HPP2+Q3 Polenë, Albania
Add a review