Site logo
Description

Gradishta e selcës, apo siç njihet ndryshe, qyteza ilire e selcës së poshtme, ndodhet në majën e kodrës mbi fshatin selcë e poshtme që nga banorët njihet me emrin gradishtë. Kjo qytezë ka qënë kryqendra antike e krahinës së luginës së sipërme të lumit shkumbin që sot quhet krahina e mokrës. Zhvillimi i veçantë i saj i detyrohet pozitës zotëruese në masivin e krahinës dhe kontrollit të rrugëve kryesore, që deri në fillimin e erës sonë kalonte drejt maqedonisë nëpërmjet grykës së cervenakës.

Zhvillimi i jetës në këtë qytezë ka kaluar në tre faza. Faza e parë është ajo e fillimit të popullimit të saj ose siç quhet ndryshe faza paraqytetare. Nga fragmentet e pakta të qeramikës të gjetura aty kjo fazë datimin më të hershëm e ka në periudhën e parë të hekurit ndërsa cakun e fundit kronologjik e ka në kalimin nga shek. V në shek iv p.l.k. vendbanimi shtrihej në një zonë të kufizuar që përfshinte pjesën më të lartë të kodrës.

Faza e dyte shënon kulmin e zhvillimit të vendbanimit. Ajo nis nga shek. Iv p.l.k dhe përfundon në shek. I pas l.k. qëndra e banuar shtrihet në këtë kohë në një akropol me sipërfaqe 6 ha dhe në një territor rreth dy herë më të gjërë në lagje të hapura në lindje të akropolit (pra shtrirja e tij megjithë arkopolin dhe lagjet poshtë tij ishte 18 ha). Në këtë perudhë vendbanimi funksiononte si qëndër zejtare dhe po ashtu ishte edhe qëndra tregëtare më e rendësishme e krahinës për shkak se kontrollonte rrugët kryesore tregetare që kalonin afër saj. Ndërtimi i rrugës egnatia në shek i

pas l.k, e cila e shmangte rrugën e vjetër që kontrollohej në qyteti, dhe trasenë kryesore të saj e kalontë në qafën e thanës ishte një nga shkaqet kryesore për rënien e jetës së qytetit në këtë kohë.

Faza e tretë e zhvillimit të jetës qytetare i takon shek iv-vi pas.l.k kur tashmë qyteti ishte tkurrur brenda mureve të një kështjelle me karakter strategjik që përfshinte vetëm pjesën më të lartë të akropolit.

Gradishta ruhet në gjëndjen në të cilën është lënë pas gërmimit dhe nuk janë konstatuar dëmtime. Gradishta e selcës është shpallur monument kulture në vitin 1948.

 

Varri nr.1 ka një fasadë monumentale të rendit jonik të gdhendur në shkëmb në një gjërësi 4m dhe lartësi 2.40m. Në qëndër ka hyrjen me përmasa 1.98 x 1.02 m e cila mbyllej me një porte guri dyfletëshe. Thellimet në dysheme dëshmojnë se ajo ishte llogaritur të hapej per rivarrime dhe ceremoni. Pas hyrjes gjendet dhoma e vetme në formë qemeri ndërsa dy sofate për vendosjen e të vdekurve zene pothuaj gjysmen e dyshemesë së dhomës. Përpara fasadës ka qënë gdhendur një lloj vestibuli(oborri) katërkëndësh me përmasa 3.80 x 3.50 m që shërbente për zhvillimin e ceremonive. Dhoma e varrimit ka qënë grabitur që në lashtësi dhe ka mbetur e zbuluar gjatë gjithë kohëve. Ngjashmëria me varret maqedone në palatitza dhe pydna, e daton këtë varr në fund të shek. Iv p.l.k.

Varri nr.2 gjendet në jugperëndim dhe pothuajse ngjitur me varrin nr. 1. Ka formën e një teatri të vogël me diametër 5.55m me dy rradhë ndenjësesh që shërbenin për uljen e pjesmarrësve në ceremoninë përkujtimore. Dhoma e varrimit gjendej nën orkestrën dhe mbulohej dikur nga një pllakë e madhe katërkëndëshe 1.68 x 1.78 m që mbërthehej me lidhje plumbi. Skena formohet nga një paret 0.45 m i cili përshkohet nga një hyrje 0.50 x 0.80 m për në dhomën e varrimit. Edhe këtu dallohen shenjat e lidhjes së portës së gurtë me plumb, gjë që dëshmon se ajo ka qënë përdorur vetëm një herë. Zbatimi i formës së teatrit për një monument varrimi përbën një shembull unik. Forma e teatrit me analema të drejta përsërit modelin e teatrove të dodonës, klosit e bylisit, tipikë për gjysmën e parë të shek. Iii p.l.k

Varri nr.3 ka qënë hapur në veri të varrit nr. 1, në një nivel më të lartë se ai. Fasada e gdhendur në shkëmb përbëhet nga dy kate. Pjesa e sipërme, me lartësi 3 m është punuar në formën e një portiku jonik me një eksedër në qëndër, ku gjendet porta, dhe me dy panele të drejta anësore. Kapitelet jonikë, të ngjashme me të varrit nr. 1 dhe të zbukuruar me rozeta kanë qënë punuar veçmas prej guri më të fortë dhe janë inkastruar (futur në fasadë) me lidhje plumbi. Veçmas kanë qënë punuar edhe frizi e korniza e antablementit, të cilat kanë humbur plotësisht. Në dy panelet anësore janë gdhendur relieve: në atë majtas- një bukranion (ndodhta simbol ushtarak) brenda një nishe (kamare) dhe një përkrenare atikase mbi të, në anën djathtas- një mburojë e tipit ilir. Dy panelet e tjera anash portës mbajnë shenjat e një afresku të dikurshëm. Hyrja me përmasa 2 x 1.10 m mbyllej me një portë guri njëfletëshe. Dhoma e varrimit përfaqëson një kenotaf, me një hapësirë 2.50 x 1.15 m, të punuar trashë që është braktisur nga ndërtuesit për shkak të shfaqjes së një shkëmbi josolid, me shumë çarje. Kjo i ka detyruar të ndryshojnë projektin dhe të hapnin dhomën e vërtetë të varrimit nën oborrin e monumentit. Varri nr.4 ndodhet në të njëjtën brez shkëmbor si tri varret e mësipërme, por rreth 110 m në verilindje të tyre. Në kërkim të një shkëmbi solid për dhomën e varrimit është hapur një fasadë me gjatësi 70 m dhe lartësi deri në 5 m. Dhoma e varrimit gjendet në pjesën më lindore. Ajo ka pasur një fasadë në formën e një tempulli të ndërtuar me elementë të punuar të vecantë, të cilët kanë humbur pas shkatërrimit të varrit.

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 30, 2025 11:17 pm local time

  • No comments yet.
  • Add a review