Site logo
Description

Kalaja e mborjes ndodhet në juglindje të qytetit të Korçës mbi njërën nga majat e malit të moravës që njihet me toponimin “maja e qytetit” e cila vetë lartësohet mbi fshatin mborje. Në anën jugperëndimore kalaja kufizohet me vëndin e quajtur “shën thanas” ndërsa në anën juglindore nga lumi i mborjes. Ajo ka formë eliptike me përmasa rreth 60m x 40m. Sipas materialeve të gjetura aty kalaja datohet në periudhën e antikitetit të vonë dhe në mesjetën e hershme.

Ruhet vetem një pjesë e mureve të kalasë.

Kalaja përbëhet nga dy pjesë: e para, në skajin verior të platformës kodrës, ka formë poligonale të çrregullt, duke ndjekur konturet e terrenit, forcohet nga 4 kulla dhe ka nje perimetër rreth 150ml. Pjesa tjetër e kalasë rrethon anën jugore të platformës së kodrës. Brenda saj ruhen gërmadha të shumta banesash. Kjo pjesëështë tepër e rrënuar sa që me zor mund të dallohen disa gjurmë muresh të rrafshuara me tokën, dhe nuk dallohen gjurmë kullash. Ajo ka një sipërfaqe më të madhe së e para dhe ka një gjerësi të përgjithëshme muresh prej 350ml.

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 30, 2025 11:18 pm local time

  • No comments yet.
  • Add a review