Description
Kalaja e Trajanit ndodhet në kodrën që gjendet në verilindje të fshatit tren në zonën e Devollit. Kjo është kalaja më e madhe e periudhës së parë të hekurit në vendin tonë. Ajo shtrihet në një territor prej 23 ha duke filluar që nga maja e duke zënë një territor qe përfshinte treçerekun e kodrës. Kodra ndodhet 1200 m mbi nivelin e detit. Pjesa jugperëndimore e saj vjen e butë derisa ngjitet në zonën më të lartë që ka formën e një platforme te sheshtë të përshtatshme për banim, ndërsa pjesa verilindore është krejtësisht shkëmbore dhe bie thikë mbi liqenin e prespës së vogël. Kalaja e Trajanit ndahet në pesë pjesë prej mureve që e rrethojnë. Rrethime të plota, në fakt, formojnë vetëm muri më i poshtëm dhe më i sipërm. Dy muret e tjera mbeten të hapura brenda sipërfaqes së kalasë. Nga materialet e gjetura në kala dhe në afërsi të saj rezulton se kalaja ka qënë banuar në pjesën e parë të epokës së hekurit. Në periudhën e dytë të hekurit vendbanimi u braktis për t’u spostuar 1 km më në perëndim në kodrat e goricës. Në kohën e vonë antike kalaja e trajanit u rifortifikua por tani e reduktuar vetëm në pjesën e sipërme të saj.
Kalaja e Trajanit ruhet në gjëndjen në të cilën është gjetur në fillim dhe nuk është konstatuar deri më tani asnjë dëmtim i saj.
Location
-
MXCX+WWP Tren, Albania
Add a review