Description
Kalaja e Pogradecit hyn në grupin e qëndër-banimeve iliro-shqiptare të hershme. Ajo është përdorur për një kohë mjaft të gjatë, mbi 1000 vjet, nga popullsia e zonës përreth. Për herë të parë ka filluar të banohet në shek. V p.l.k. në mesin e shek. Iv p.l.k kjo qëndër banimi ilire u pajis me mure mbrojtëse. Ajo ka qënë e vogël me banesa të lehta të tipit kasolle brenda mureve te saj dhe ka shërbyer si kështjellë për zonën përreth. Nga gjetjet arkeologjike del se banorët e saj janë marrë me bujqësi, peshkim e zeje të ndryshme dhe kanë pasur marrdhënie me qëndërbanimet fqinje. Me një interes të vecantë është qeramika lokale prej balte ngjyrë hiri dhe e kuqe, e përfaqësuar thuajse kryesisht nga tasa e kupa. Ajo disa herë mban vula të vogla anepigrafike, të panjohura për qëndërbanimet ilire të zonës. Gërmimet kanë treguar se banesat brenda kalasë janë djegur nga një zjarr i fuqishëm, që duhet lidhur me luftërat e gjysmës së dytë të shek. Ii p.l.k të zhvilluara në ilirinë juglindore (luftërat iliro-maqedono-romake).
Kalaja e Pogradecit vazhdoi të banohej edhe gjatë pushtimit romak, por e pafortifikuar dhe pa atë intensitet jete që kishte patur më parë. Nga fundi i shek iv m.kr aty u ngritën mure të reja mbrojtëse dhe kalaja i shërbeu përsëri popullsisë vendase, kësaj rradhe për tu mbrojtur nga dyndjet e popujve “barbarë”. Në shek. Vi m.kr muret e rrënuara u ringritën përsëri. Si një kala me një pozicion mjaft të mirë strategjik ajo u bë sërish një qëndër banimi e rëndësishme, duke mbetur e tillë deri në invazionet e reja të shek. Ix m.kr.
Ruhet mbi sipërfaqe pjesa perëndimore e murit rrethues. Pjesa tjetër është e mbuluar me dhè. Kalaja e Pogradecit është shpallur monument kulture në vitin 1963.
Location
-
WJ5W+8F7 Pogradec, Albania
Add a review