Site logo
Description

Katedralja Ringjallja e Krishtit në Korçë është ndërtuar në vitin 1992 nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë , dhe i përket besimit ortodoks.Nga përmasat e saj cilësohet si më e rëndësishmja në Korçë e pozicionuar në qendër të qytetit dhe më e madhja në Shqipëri. Dikur në të njëjtën vend ekzistonte një tjetër katedrale e quajtur Katedralja e Shën Gjergjit, ndërtesë me rëndësi historike, e cila gjatë fushatave antifetare të vitit 1968 u shkatërrua totalisht së ekzistuari. Katedralja Ringjallja e Krishtit karakterizohet nga një ndërtim prej betoni, përbëhet nga tre kate dhe zë një sipërfaqe prej 1800 metra katrorë. Ajo simbolizon rikthimin e praktikave fetare në një vend ku të gjitha fetë ishin ndaluar që nga viti 1967 deri në 1991.

Location
Region
  • No comments yet.
  • Add a review