Site logo
Description

Ikonostasi i kishës së Shën Gjergjit (Dardhë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Dardhë, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri .Kisha e Shën Gjergjit u krijua në qytetin e Korçës me ndihmën financiare të lënë në testamentin e biznesmenit korçar të Rumanisë Anastas Avramidh Lakçe (1821-1890). Leja për ndërtimin e kësaj kishe u dha me vonesë prej Sulltanit Hamitit. Punimet për ndërtimin e saj u kryen prej ustallarëve vendës duke përdorur gurë të skalitur e të lidhur mirë me kllapa mashkull-femër në dy breza sepse në atë kohë nuk përdoreshin breza betoni. Gurët e saj ngjyrë gri të çelur u nxorrën nga i njëjti madem prej të cilit ishin krijuar edhe shumë gurë të skalitur për ndërtime të mëparëshme dhe për krijimin më vonë të gurëve për ndërtimin e Bankës së Shtetit Shqiptar.
Në pjesën e jashtme të ndërtesës, nga e majta e dhomës së shenjtë (ajodhimës) ustallarët ndërtuan varrin ku u vendos trupi i ballcamosur i dhuruesit, të ndjerit A. A. Lakçe, që e sollën nga Bukureshti. Arkëmorti ishte i mbuluar me xham të trashë që mund të shihej nga vizitorët po të zbrisnin disa shkallë.
Kupola e mesit që ndriçonte nga lart sallën kishte dimensionet e kupolave të vjetra shqiptare që trashëgoheshin që nga koha e Bizantit me lartësi dhe gjerësi mesatare. Ajo nuk ishte e ulët dhe e gjerë si kupolat e kishave greke dhe as e lartër si kupolat e kishave rumune, serbe e ruse (kishat ruse i kanë kupolat edhe më të larta e më të ngushta prandaj kanë nga dy ose tri kupola).
Kisha e Shën Gjergjit, më e madhja e Ballkanit që kishte mbetur ende nën sundimin e Perandorisë Turke.

Location
Region
  • No comments yet.
  • Add a review