Description
Kisha perbehet nga naosi,narteksi dhe hajati i hapur ne anen jugore.
Naosi eshte i tipit bazilikal trenefesh,me permasa te brendshme 12*9.80m.Nefet ndahen nga njeri tjetri me dy radhe kollonash te lidhura me harkada ne drejtimin gjatesor.Nefi qendror eshte me i gjere,ngrihet mbi nefet anesore dhe ndricohet nga dritare te hapura ne pjesen e siperme,mbi nivelin e cative te nefeve anesore.Pjesa qendrore mbulohet me cati katerujese,ndersa ato anesore me cati njeflegershe.
Kisha nuk e ruan mbishkrimin,por duke u nisur nga tiparet tipologjike dhe nga teknika e ndertimit mendojme se ajo duhet te jete ndertuar gjate gjysmes se dyte te shekullit 18.
Muratura eshte ndertuar me blloqe te rregullta guri shmerc dhe eshte perforcuar me breza druri.Nga pamjet e jashtme pergjithesisht te thjeshta,dallon ajo lindore me apsiden te perpunuar me nike te larta e te harkuara nga siper. Mbulesa e catise eshte me tjegulla (nderhyrje e mevonshme), catia origjinale ka qene me ploca guri.
Location
-
GHHQ+884, Vithkuq, Albania
Add a review