Site logo
Description

Kisha e Shën Kollit në Voskopojë është një kishë ortodokse në qytetin e Voskopojës, afër Korçës, Shqipëri e Jugut, e ndërtuar në 1721. Eshtë monument i trashëgimisë kulturore në Voskopojë, rrethi i Korçës, Shqipëri.Kisha e Shën Kollit është një monument kulture me rëndësi të veçantë kombëtare për vlerat e saj arkitektonike dhe artistike të frymëzuar nga trashëgimia e kultit Bizantin. Monumenti përfaqëson edhe një dëshmi të prekshme të rëndësisë historike të Voskopojës. Kisha e Shën Kollit është përfunduar në 1721. Struktura konsiston në një ndërtim prej guri të tipit bazilikal, me naos me kupolë, narteks dhe hajat. Brendësia e kishës është dekoruar me piktura murale të ekzekutuara nga mjeshtri i shquar David Selenica dhe bashkëpunëtorët e tij Kostandini dhe Kristo. Arti i Davidit dallon për natyrën e tij realiste, siç tregon edhe portreti i dhuruesit por gjithashtu edhe për njohuritë e thella në fushën e teologjisë.

Location
Region
  • No comments yet.
  • Add a review