Site logo
Description

Kisha e Shen Kollit eshte monumenti me I plote nder pese bazilikat qe ruhen ende ne Voskopoje.Ajo ishte pjese e nje ansambli te perbere nga Kisha e Shen Kollit ,konaket dhe Kisha e vogel e Shen Thimiut.

Kisha eshte e perbere nga:

-naosi

- narteksi ne anen perendimore

- hajati ne anen jugore

- kulla e kembanarise se bashku me hyrjen ne qoshen jug-lindore

Kisha e Shen Kollit I perket tipit te bazilikave te mbuluara me sistem qemeresh dhe kupolash sferike.Pamja e jashtme te krijon idene e nje ndertimi solid,por brenda,ne naos,ajo mbart vlera madheshtore.

Naosi eshte nje ndertim bazilikal me tre nefe ,ku kolonat e brendshme jane grupuar kater nga kater,duke krijuar ne pjesen qendrore dy berthama hapesirash te mbuluara nga kupola,te cilat ngrihen mbi qemere te formave te ndryshme ,qe mbulojne krahet e berthamave.

Narteksi,ndodhet ne pjesen perendimore te kishes se Shen Kollit. Ka forme trapezoidale.Ne plan,ne pjesen qendrore,ndodhen nje seri kolonash,te cilat lidhen ndermjet tyre dhe me muret perimetrale ,me nje sistem harqesh mbi te cilat jane ndertuar qemere cilindrike.

Hajati ndodhet ne pjesen jugore te naosit.Eshte I hapur me nje harkade,te ndertuar mbi kolona te shkurtra guri,te ngritura mbi nje parapet muri e te lidhura me harqe.Berthamat e krijuara ne hajat mbulohen me kupola,ndersa berthama ne skajin perendimor te hajatit eshte e mbuluar me qemer te kryqezuar.

Kembanaria eshte rindertuar ne vitin 1936 dhe duket se e ka kompletuar kompozimin volumor te kishes se Shen Kollit me te gjithe elementet e tyre perberes.

Teknika e ndertimit te mureve te kishes se Shen Kollit eshte e zhvilluar ne raport me kishat pasbizantine ne krahina te tjera te vendit.Muratura eshte e perbere nga gur I forte,me ngyrim roze me nuance te grise.

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 31, 2025 2:35 am local time

  • No comments yet.
  • Add a review