Site logo
Description

Eshte kishe e tipit bazilikal trenefesh,me dimensione 33  m x 15 m x 9m, e mbeshtetur ne dy kolona.Dy rrjeshtat e kolonave ndajne hapesiren e naosit ne dy nefe anesore dhe ne nje qendror te kompozuar ne lartesine e volumit te naos. Kolonat jane te lidhura midis tyre me harqe ne te dy drejtimet. Ne te gjitha nefet krijohen berthamat, mbulesat e te cilave jane kupola.Te gjitha kupolat nuk ngjane me njera-tjetren. Ndryshueshmeria paraqitet ne planimetri. Ne pjesen Lindore absida del jashte dhe eshte e trajtuar me pilastra. Narteksi ndodhet ne pjesen Perendimore, nuk ndryshon shume nga ana konstruksive ne pjeset e naosit. Narteksi eshte i mbeshtetur ne kolona guri me harqe dhe kupola, por ne dallim nga naosi nuk ka nefe dhe te gjitha mbulesat jane kupola me brinje katrore ne nivel per nga lartesia.

Në bazë të analizës së bërë nga vrojtimet në vend mendojmë që objekti ka kaluar në disa faza ndërtimore.

Faza I

Në fazën fillestare të ndërtimit të objektit, (mendohet në vitin 1696) ka qenë ndërtuar vetëm naosi në kufijtë që ka sot.

Faza II

Në një fazë të dytë, objektit i janë shtuar hajatet në anën veriore dhe në anën jugore.

Mënyra e ndërtimit të hajateve tregon që këta ambiente nuk janë të ndërtuar në të njëjtën kohë me kishën, muratura është e palidhur mirë me muraturën e naosit. Në anën veriore ka pasur një ambient që mendohet të ketë qenë hajat. Sot ky ambient nuk ruhet më por gjurmë të tij janë të dukshme në fasadën veriore.

Faza III

Gjatë fazës së tretë të ndërtimit, Kishës i është shtuar edhe narteksi. Mendojmë që nartesi nuk i përket të njëjtës kohë ndërtimi me hajatet duke u nisur nga mënyra e lidhjes së muraturës së tij me muraturën e hajateve. E rendisim si të ndërtuar në një fazë të tretë nisur nga mungesa e pikturës në faqet e narteksit.

Faza IV

Kjo është faza aktuale, ku kisha nuk ruan asnjë prej hajateve. Nuk kemi të dhëna për kohën kur është rrëzuar hajati verior, ndërsa hajati jugor është rrëzuar nga tërmeti I vitit 1960.
Kisha e Shen Mehillit eshte ndertuar me tekniken e muratures se gurit dhe ka blloqe te rregullt masive me gure rradhore te gdhendur. Catia ne naos eshte e formes kater ujese, kurse ne narteks eshte tre ujese. Streha e catise eshte e ngushte.Catia eshte e mbuluar me plloca guri. Ne pamjen e catise nuk pasqyrohen levizjet e kupolave ne brendesi te naosit. Ne nderhyrjet restauruese ne vite, vendosja e pllocave te catise mbi muraturen e gurit eshte zevendesuar me konstruksion druri.

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 31, 2025 2:48 am local time

  • No comments yet.
  • Add a review