Site logo
Description

Është kisha  më  e vjetër dhe më  e  madhe  që  ruhet në Vithkuq, e ndërtuar në vitin 1682 dhe e pikturuar në vitin 1728  .   Përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati .

Naosi është i  tipit bazilikal, trenefësh me përmasa të brendshme 15.5x9.5 m.  Dy  radhë  kollonash ndajnë nefet nga njëri-tjetri, nga të cilët nefi qendror është më i gjerë dhe më i lartë nga dy anësorët. Kollonat lidhen ndërmjet tyre dhe me  muret perimetrale me një sistem harqesh në të dy drejtimet. Në nefet anësore ky sistem harqesh ka krijuar bërthama katrore, të cilat mbulohen me kupola, ndërsa  në  nefin  qendror  shërben  si  brinjë  rigjiditeti (qëndrueshmërie) të qemerit cilindrik që e mbulon atë gjatë gjithë gjatësisë së tij. Nefet gjatësore ndërpriten nga një nef tërthor, duke krijuar në pjesën qendrore një bërthamë të mbuluar me kupolë, e cila e fuqizon në mënyrë të ndjeshme  hapësirën e brendshme. Megjithatë, kjo strukturë e larmishme qemeresh, kupolash e harqesh nuk shfaqet në pamjen e jashtme, por është e fshehur nga çatia  e  gjerë  dyujëse. Në  anën  lindore del jashtë apsida, e cila është trajtuar me një varg pilastrash  në qoshet e muraturës, të lidhura me harqe të shkallëzuara në formë fund lundre, dhe përfundon me një kornizë me gurë të gdhendur . Motivi i harkut fund-lundre takohet dhe në mbulesat e dritareve të hapura në murin lindor.

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 31, 2025 2:23 am local time

  • No comments yet.
  • Add a review