Site logo
Description

Kisha ka përmasa të mëdha dhe konsiderohet si një ndër ndërtimet më mahnitëse të shek. XVII në vendin tonë, e cila ka shërbyer si katedrale e qytetit. Fotot e vjetra dhe gjurmët e ruajtura tregojnë për ekzistencën e një kompleksi ndërtimesh me karakter shoqëror. Ngjitur me kambanoren duhet të ketë qenë selia e qëndrimit të përkohshëm të mitropolitëve. Në anën jugore të oborrit ka qenë paraklisi i shenjtëve anargjirë Kozmai dhe Damjanoi ndërsa ngjitur me kishën, në anën veriore të saj ndodhet faltorja e vogël e Shën Marenës. Mbishkrimi mbi portën perëndimore tregon se ajo ka përfunduar së ndërtuari dhe është pikturuar në vitin 1712 nga mjeshtrit agrafas Theodhori, Anagnosti dhe Sterani. Mbishkrimet e ikonave na njohin me një tjetër piktor ikonograf, Kostandin Jeromonahun ndërsa në vitin 1887, kishës iu shtua kambanorja, e ndërtuar nga mjeshtrit Niko, Koli dhe Anastas Veria. Krahas monumentalitetit të pamjes së jashtme dhe brendësisë së dekoruar me piktura dhe ikona të ndryshme, kisha ruan edhe ikonostasin e thadruar në dru arre i cili shfaq vlera të mëdha artistike.

Analiza arkitektonike

Në gjendjen e sotme kisha nuk ruhet e plotë, megjithatë nga fotot e vjetra dhe gjurmët e mbetura krijohet një panoramë rreth formulimit fillestar arkitekturor të saj. Kështu, ndonëse në pamjen e jashtme krijohet përshtypja e një ndërtimi madhështor dhe solid,sërish ai nuk reflekton madhështinë e saj përpara vizitorit. Ajo përbëhet nga naosi, narteksi në anën perëndimore, i cili u shkatërrua gjatë Luftës II Botërore, dhe hajati në anë jugore, që u shkatërrua nga tërmeti i vitit 1960.

Naosi përbën një ndërtim të tipit bazilikal, me përmasa të brendshme 22,5x11,10 m, i cili ndahet në tre nefe me anë të kolonave. Ato janë grupuar për të diferencuar pjesët e ndryshme të naosit, duke krijuar dy bërthama hapësinore në pjesën qendrore të naosit, të mbuluara me kupola. Në këtë mënyrë zbehet përshtypja e aksit gjatësor bazilikal në sistemin e mbulesës dhe krijohet ideja e ndërthurjes së dy bërthamave në formë kryqi me kupolë. Pjesët këndore më të ulëta, mbulohen me kupola ose qemerë të kryqëzuar.

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 31, 2025 2:55 am local time

  • No comments yet.
  • Add a review