Description
Kullat jane nder monumentet e rendesishem ne Shqiperi si per nga numri ashtu dhe nga territori ne te cilen shtrihen banesat popullore. Lidhur me origjinene dhe rruget e zhvillimit veshtiresite jane te shumta ngaqe ato datojne ne shek.XIX e shume shume te shekullit te XVIII.Megjithe kete pervete menyren dhe kushtet e jeteses materialet e ndertimit tradites dhe nje sere shkaqesh te tjera , mund te mendojme se ne do te kemi nje mase jo te vogel perseritjeje te formave te meparshme qytetare dhe fshatare qe ndertoheshin gjate mesjetes ne Shqiperi. Mendimi tone eshte se kulla si banese ne vendin tone si dhe ne vende te tjera , njihen qe ne kohera shume te vjetra ne forma te ndryshme si kulla vrojtimi , kulla si banesa ne muret e kalave,si e vecuar brenda saj,kulla si banese e fortifikuar,kulla brenda mureve te manastirit.
Ndertimi ne shek.XIX ne stil te gjere ne zona te tjera te Shqiperise te Veriut i Kullave si banese sic eshte verejtur vjen si pasoje e nevojes ne banese te tille per shkak te degjenerimit te bashkesive fisnore, kaosit politik, pangopesise te feudaleve vendas.
Sigurisht qe kulle mund te ndertonte vetem ai qe ishte i zoti ,i dilte zot vetes , se paku ne fazen e pare kur ishte forma mbizoteruese zakoni.Zor se kulla e fortifikuar, si forme arkitekturorete kete rilindur ne keto krahina: me e mundeshme eshte qe te jete frymezuar nga banesa te fortifikuara ekzistente te cilat ne shekujt XVII-XVIII sic shenojne udhetare te huaj, gjendeshin kudo ne shqiperi si banesa feudalesh ne manastire.
Te tilla ka akoma edhe sot , hasim ne Shqiperine e Jugut ,ne Korce ato te Turanit, Malavecit, Dishnices ne zona krejtesisht fushore si dhe mjaft fshatra te Gjirokastres etj.
Do deshem te sillnim ketu nje kontribut sado i vogel per kete problem duke paraqitur dy kulla te hasura ne bregdetin jugor ne veri te Sarandes, ne manastiret e Kakones dhe Krorezit te ndertuara ne mesin e shekullit XVII ne vende mjaft te izoluara, qe kerkonin banesa te fortifikuara per tu mbrojtur ne rast rreziku. Sot keto manastire i kane konaket e tyre te rrenuar por sidoqofte te lexueshme qarte.
Sigurisht qe Kulla eshte nje nder format e banesave te fortifikuara dhe qe lind te kushte te caktuara dhe per qellime te caktuara.
Kulla ndodhet ne fshatin Malavec. Eshte nje kulle e vjeter por qe eshte rrenuar pak me kalimin e kohes. Kulla ka qene e ndare me 3 nivele (kate). Kulla në fshatin Malavec, ndodhet e veçuar në lindje të fshatit. Ajo ndahet në katër kate, por të gjitha katet janë me dysheme druri. Frëngjitë ndodhen vetëm në murin jugor të kullës nga është edhe porta, ndër samuret e tjera nuk kanë as dritare dhe as frëngji. Frëngjitë janës hpërndarë në këtë mënyrë: kati i parë nuk ka frëngji, i dyti dhe i treti ka në nga një, ndërsa i katërti ka dy frëngjitë vendosur anë pjesën e sipërme, të cilat shërbenin vetëm për ndriçim. Kulla mbulohet me një kupolë sferike, e cila nuk mbështetet mbi trompa, por mbi disa trekëndësha të formuar nga trarë të vendosur horizontalisht në të katër qoshet e mureve. Siç duket, kulla e Malavecit shërben te më tepër si një hambar i grumbullimit të produkteve bujqësore dhe për ruajtjen e tyre, se sa për të qëndruar atje, qoftë dhe për një periudhë të shkurtër kohe. Ky ndryshim me kullën e Turanit është i lidhur edhe me largësinë e kullave nga banesa e fortifikuar e çifligarit. Lartesia e kulles eshte rreth 8 m.
Location
-
Malavec, Albania
Add a review