Site logo
Description

Kulla ndodhet në skajin lindor të fshatit Turan, ajo është ndërtuar në një tërren të shështë. Kulla ka një planimetri katrore, me përmasa të vogla me nga një ambjent në çdo kat dhe me theksion më lartësi. Volumi i saj i mbyllur, strehët e gurta të pazhvilluara, mungesa e dritareve dhe lakonizmi në elemëntët arkitektonik flasin vetëm për mbrojtje. Kulla ka një sipërfaqe prej 46.575 m2 me dimensione 6.75 x 6.9 m,lartësi 15m. Ajo ka një hyrje të vetme që mbulohet me dy harqe guri të vendosur në anë të fasadës perëndimore e cila komunikon me katin e parë. Për të arritur pragun duhet të ngjisjë disa këmbë shkallë të drunjta, të cilat nuk ruhen më.

Kulla ndahët në katër kate. Secili kat përbëhet nga një ambjent i vetëmme përjashtim të katit të parëi cili përbëhet nga dy kthina katërkëndëshe të mbuluar me qemer cilindrik. Katet e tjera ndahëshin nga njëri tjetri me dysheme druri, prej të cilëve sot ruhen vetëm gjurmët e trarëve mbi të cilët ato mbështeteshin. Kati i sipërm është mbuluar me kuplo sferike, të mbështetur mbi katër trompa. Kupola mbulohet nga një çati katërujëse mbuluar me rrasa guri. Streha nuk del më tepër se 15cm dhe muret qarkohen me një kornizë guri të punuar, smërçi. Muret e katit të parë kanë një trashësi 1.15m. në katet e sipërme ato ngushtohen 10-15cm me përjashtim të katit të katërt i cili ka të njëjtën trashësi  me katin e tretë. Ngjitja për në katin e dytë behej me shkallë guri ndërsa në katet e tjera me shkallë druri. Kati i parë shërbente si depo për prodhimet bujqesore, ndërsa kati i dytë ishte ambjenti kryesor i luftimit, i errët, pak më i ulët se katet e tjera dhe pa asnjëfarë komoditeti, ai është i paisur më së miri me frengji për armë zjarri. Dy prej tyre ndodhen në murin lindor, njëri në murin jugor dhe një tjetër në anën perëndimore. Në katin e tretë ndodhet ambjenti kryesor i banimit, ai përbëhet nga një kthinë, e cila ndriçohet nga trë frëngji të vendosura në mesin e murit lindore jugor dhe në skain verior të murit prëndimor. Në qoshen verilindore të kësaj kthine ndodhet një ambjent sanitar me përmasa 1.82x1.12m. Dyshemeja e këtij ambjenti mështetet mbi një konsol të përbërë nga disa rreshta gurësh që dalin me shkallëzime nga muri verior dhe lindor i kullës. Konsoli fillon në katin e dytë të kullës dhe përfundon në nivelin e dyshemesë së katit të tretë. Ambjenti sanitar ka patur një portë nga ana prëndimore dhe ndricohej nga një dritare e vogël katrore nga ana veriore.Kati i katërt është pak më i lartë nga katet e tjera. Ai mbulohet nga një kupolë sferike. Kupola është ndërtuar me gurë smërçi, katërkëndësh të vendosur në rreshta, të cilët krijojnë rreshta koncentrikë që zvogëlohen në drejtim të kulmit. Në murin lindor dhe perëndimor ndodhen dy dritare të mëdha të mbuluara me hark me majë. Në këtë ambjent gjysëm të hapur ndodhën gjurmet e një oxhaku të thelluar në formë gjysëmrrethi në mesin e murit jugor. Prania e këtij oxhaku të bën të mendosh që ky ambjent shërbente për të gatuar gjatë verës.

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 30, 2025 11:26 pm local time

  • No comments yet.
  • Add a review