Site logo
Description

Ngrihet ne një kodër që lartësohet në veri- lindje të fshatit të sotëm dhe pranë rrënojave të lagjes së dikurshme Borishë. Nga kompleksi i manastirit kanë mbetur deri në ditët tona kisha e Shën Pjetrit dhe Pavlit dhe, jashtë mureve të rrethimit të manastirit, kisha e Shën Kozmait dhe Damianoit. Konakët e manastirit janë shkatërru- ar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kodiku i manastirit u themelua në vitin 1708 nga Haxhi Athanas Rimara nga lagjja Borishë. Në vitin 1736 u ndërtua kisha e Shën Kozmait dhe Damianoit, e cila u pikturua në vitin 1750, maj, 18, nga vëllezërit korparë Kostandini dhe Atha- nas Zografi. Në vitin 1759 Igumeni i manastirit.

 

Tarasi ndërtoi kishën e manastirit kushtuar Apostujve të shenjtë Pjetrit dhe Pavlit, e cila u pikturua në vitin 1763 po nga vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi nga Korça. Në vitin 1761 u gdhend ikonostasi i kishës. Për ndërtimin e katolikonit u shpenzuan 500 mijë aspra, të mbledhura nga kurbetlinjtë në Hungari. Për ikonostasin u shpenzuan 600 grosh, që u përballuan nga voskopojarët, ndërsa për pikturimin u shpenzuan 700 grosh, të cilat i solli nga Hungaria Igumeni Taras. Manastiri zotëronte prona në Korçë, Voskopojë etj.

 

Konakët e Manastirit. Mbi pamjen e dikurshme të konakëve të manastirit mund të gjykohet nga fotografitë e vjetra, para shkatërrimit, dhe nga gjurmët e themeleve e të mureve të mbetu- ra. Hyrja për në manastir bëhej nga ana perëndimore, nëpërmjet një porte të madhe, sipër së cilës ngrihej kulla e lartë e këmbanares.

Kisha e Shën Kozmait dhe Damianit

Ngrihet në anën lindore, rreth 20 m jashtë mu- rit rrethues të manastirit dhe pranë sheshit të va- rrezave. Është ndërtuar në terren të pjerrët, gjë që ka dhënë mundësi krijimi të një kati gjysmë të fu- tur në truall. Në katin e sipërm ndodhet faltorja e paraprirë nga narteksi në anën perëndimore, ndërsa kati nën dhé përdorej si qimiter. Ndërlidhja ndërmjet kateve bëhet me shkallë të pjerrë- ta që dalin  në narteks.  Mbulesat  e të dy kateve janë të realizuara me qemere cilindrike. Ambienti i altarit ndahet nga një ikonostas druri me dy hyrje dhe me tre vende për ikona të mëdha. Ikonat janë vepra të Kostandin Shpatarakut, në njërën prej të cilave ka lënë emri Dora e Jerodhjakon Kostandinit prej Shpatit” dhe datën 1748.

Kisha ka muraturë të rregullt prej guri, por është e zhveshur nga përpunimi dekorativ.

Eshtë ndërtimi kryesor i manastirit jo vetëm si funksion, por edhe për sa i përket përmasave dhe trajtimit arkitektoniko-dekorativ. Volumi i kishës mbyll oborrin e manastirit në anën lindore.

Kisha është e tipit bazilikal me kupolë, me përmasa të brendshme 14.70x8.0m. Në gjendjen e sotme përbëhet nga naosi dhe një portik përpara hyrjes veriore. Në anën perëndimore ruhen gjurmët e narteksit si dhe konakët e manastirit, të shkatërruar gjatë Luftës II Botërore. Dy radhë kollonash e ndajnë naosin në tre nefe gjatësore, nga të cilat ai qendrori është më i lartë dhe më i

gjerë nga dy nefet anësore. Naosi përshkohet nga një nef tërthor, i cili ndërpritet me nefin qendror gjatësor, duke krijuar një bërthamë katrore të mbuluar me kupolë mbi një tambur të lartë. Kollonat lidhen ndërmjet tyre dhe me muret e jashtme me harqe, duke krijuar në nefet anësore bërthama të vogla katrore, të mbuluara me kupola. Përkun- drazi, nefi qendror ka një hapësirë më të vazhdu- eshme e të rrjedhshme, të mbuluar me qemer ci- lindrik, i cili ka një shkallëzim të lehtë në rritje, duke ardhur nga pjesët anësore, drejt kupolës në pjesën qendrore.

Ikonostasi prej druri të gdhendur, i një cilësie të lartë artistike, ndan ambientin e altarit, i cili përmban tri apsida të nxjerra jashtë. Hyrja në anën veriore paraprihet nga një portik i mbuluar me kupolë.

 

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 31, 2025 2:37 am local time

  • No comments yet.
  • Add a review