Site logo
Description

Manastiri i Shën Prodhromit është ndërtuar në një pozitë natyrore piktoreske, mes një pylli pishash, dhe dominuese mbi peizazhin përreth. Mbi rrethanat e ndërtimit të manastirit dhe dekorimit të tij me piktura murale ka disa të dhëna dokumentare, siç janë mbishkrimi i gdhendur mbi mermer në faqen e brendshme të derës së kishës dhe Kodiku i Manastirit të Shën Prodhromit, i kopjuar me kontributin e Mihal Gorës, ku parashtrohen ngjarje dhe detaje nga historia e ndërtimit të manastirit. Kështu, sipas të dhënave të përftuara njoftohemi se ndërtimi i kishës së manastirit është realizuar në harkun kohor që përfshin vitet 1632 – 1634, ndërsa pikturimi i saj ka përfunduar në vitin 1659. Kisha e Manastirit të Shën Prodhromit është e tipit në formë kryqi me kupolë, triabsidale, me përmasa të brendshme 10,70 x 6,50 m. Ajo përbëhet nga naosi, ambienti i altarit dhe narteksi, i shtuar në një kohë më të vonë. Naosi i përket variantit më të zhvilluar të tipit kryq me kupolë, ku ambienti i altarit është i veçuarnga struktura formë kryqi. Katër kolonat qendrore të lidhura me harqe krijojnë kuadratin qendror të mbuluar me kupolë mbi tambur. Nëndryshim me kishat e këtij tipi, krahu perëndimor i kryqit nuk mbulohet me qemer cilindrik, por me kupolë. Një çift suplementar kolonash ndajnë ambientin e altarit. Kisha mbulohet me çati te gjerë dyujëse, e cila ka fshehur disi ndërtimin struktural të  brendshëm dhe ka theksuar shtrirjen  gjatësore të kishës. Megjithatë, dalja e volumeve të absidave dhe ngritja e volumit të tamburit, arrijnë të thyejnë rrafshësinë e volumit prizmatik dhe ti japin asaj gjallëri dhe lëvizje. Brendësia e kishës është dekoruar me piktura murale, të cilat mendohet se janë vepër e murgut Andoni i Shipckës. Mjeshtri  freskograf tregon se zotëron mirë tematikën e kohës dhe mjeshtërinë e pikturimit, e cila bazohet gjerësisht tek tiparet e trashëguara nga tradita. Kështu figurat janë të vizatuara ngurtë dhe në mënyrë skematike. Ngjyrat janë të  fuqishme dhe spikat përdorimi i tëkuqes dhe së zezës. Piktura datohet në shek. XVII.

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 31, 2025 2:48 am local time

  • No comments yet.
  • Add a review