Site logo
Description

Mozaiku 1- Bazelika paleokristiane e Linit i ka pasur te gjitha ambintet kryesore te saj te shtruar me mozaike.Mozaiket ne te shtate ambjentet e saj kane nje kompozim te vecante,ne perputhje me vendin qe zinin ne godine.Mozaiku i pare eshte ai i narteksit ose hajatit.Ai perbehet nga nje buzine 0.50 m,e gjere e cila vazhdon ne kater anet e dyshemese.Motivi i buzines eshte me gershete te dyfishte e perbere nga kater kordele dy e nga dy te njellojta,te cilat duke u vendosur njera mbi tjetren ato krijojne nje motiv qe perseriten ne trajten e “zemrave” ose te vazove.

Mozaiku 2- Ndryshe nga mozaiku i narteksit eshte ai i nje kapele te vogel-pastoforit,i cili gjendet ne krahun verior te godines, ai perbehet prej dy pjesesh:prej dyshemese katrore 3 x 3,dhe prej kunges apo absides.Mozaiku i dyshemese katrore ka ne mes nje medallion ne trajte katrori te vendosur me qoshet ne drejtim te pikave te horizontit.Medalioni ka ne kater krahet e tij nga nje trekendesh dhe formon bashke me te nje katror me te madh 2 x 2.Ne medalion sfondi eshte me kubike te bardhe.Mbi kete sfond spikat nje ene e madhe me dy vegje me fund te larte,nje kantar, konturet e te cilit jane me nje vije te trashe prej dy kubike te zinj.Siperfaqja e enes eshte mbushur me me kubike te kuq,portokalli dhe te bardhe.Nga gryka e enes dalin dy bisqe hardhie te cilet,duke u bashkuar lart nxjerrin nje vesh rrushi;dy bisqet me gjethet e tyre dhe dy veshe rrushi me te vegjel se i pari mbushin te gjithe katrorin.Ne kete kompozim jane futur edhe dy shpende (fazan) te cilet qendrojne mbi vegjet e enes dhe me sqepin e tyre cukasin kokrat e veshit te madh te rrushit.

Mozaiku 3- Mozaiku i kunges ka motive te tjera.Buzina me 0.35 m e gjere eshte vendosur pas nje rripi me kubike te kuq, 5 cm, te trashe qe shkon rreze murit.Motivi kryesor eshte nje lule lotusi e cila alternohet ,here vjen duke u hapur siper dhe here vjen duke u hapur poshte.Lulja e lotusit eshte e mbushur me kubike te bardhe e te kuq e ngjyre hiri.Keto lule vecohen nga dy vija te valezuara e te perbere nga nga kubike te zinj e te bardhe.Pjesa e brendeshme ka trajte patkoi.Korniza e saj eshte trefishe, bardhe e zi.Hapesira e brendeshme eshte e mbushur me motive ne trajte lluspash,te cilat vijne me ngjyre te bardhe te kuqe e te zeze.Zemrat e lluspave kane kubike me ngjyre te verdhe ose
ngjyre hiri.Me narteksin komunikonin anijata qendrore me anijatat anesore

Mozaiku 4- Ngjitur me narteksin,nga ana jugore e tij, u zbulua nje ambient i vogel qe mbaronte me nje kunge,nje chatechumeneum.Mozaiku i ketij ambienti ka edhe ai nje buzine (0.50 m. e gjere) e cila eshte krejt e ndryshme nga te tjeret,ajo formohet nga bisqe te stilizuar te vazhdueshme te cilet formojne medalione te vegjel, 15 ne anet e gjata dhe 5 ne anet e ngushta.Brenda medalioneve ,ne nje sfond te bardhe jane paraqitur figura te vogla shpendesh dhe fruta (molle,dardha,qershi),te cilat alternohen.Ne krijimin e ketyre figurave jane perdorur kubike te kuq, te zinj, te verdhe.Pjesen qendrore te mozaikut,pas nje kornize te zakonshme dy ngjyrash (bardhe e zi) e ze figura e nje zvastike te perbere nga vija te drejta horizontale e vertikale, kubike te bardhe e te zinj dhe gershetash me gur te kuq, te zinj, te bardhe e te verdhe.

Dekori i mozaikeve te bazelikes se Linit,nga motivet dhe ngjyrat e perdorura, sikurse shihet, eshte mjaft i larmishem.Mjeshtrat mozaiciste jane perpjekur t’u shmangen sa me teper perseritjeve te motiveve per te dhene ne cdo ambient toblo te ndryshme.Ata nuk kane mundur te arijne plotesisht kete.ndonje rast edhe perseriten motivet e buzinave

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 31, 2025 2:49 am local time

  • No comments yet.
  • Add a review