Site logo
Description

Muzeu Arkeologjik i Korçës u krijua në vitin 1985 dhe mori formë më të gjerë e më të plotë pas organizimit të vitit 1990. Ky muze është vendosur në dy banesa karakteristike korçare të fillim shekullit XIX (19-të), të cilat për vlerat arkitektonike të tyre janë shpallur monumente kulture.
Muzeu Arkeologjik është i veçantë në llojin e vetë. Ai është përqëndruar në prehistorinë e zonës juglindore, e fillon nga periudha neolitike dhe deri në fazën e zhvilluar të epokës së hekurit. Në këtë muze janë përfaqësuar disa vendbanime të rëndësishme prehistorike si Maliqi, Potgoria, Dunavesi, Trajani e përmbyllet me një sesion të vogël të periudhave pas prehistorike. Muzeu Arkeologjik i Korçës ka rreth 1200 objekte të ekspozuara, shumica me përkatësi nga epoka e neo-eneolitike, bronzit dhe epokës së hekurit.

Location
Follow us
Region
Contact business

Error: Contact form not found.

  • No comments yet.
  • Add a review