Description
Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë kombëtare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në periudhën e fundme të perandorisë. Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si një muzeum dhe ndodhet në veri të bulevardit "Shën Gjergji". Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare brenda Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja përbënte një qendër për edukimin kulturor dhe patriotik; kishte rëndësi e një vlerë të veçantë duke qenë se shkrimi i shqipes nuk u lejua pas ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit. Data e hapjes së saj festohet nga shqiptarët si "Dita e Mësuesit".
Hapur nga e Hena-Diele gjate intervalit kohor 8:00-14:00 dhe 15:00-19:00.
Location
-
Rruga 10 Dhjetori Korce
Add a review