Description
Manastiri i Shën Podhromit (Voskopojë) apo Manastiri i Shën Gjon Pagëzorit (Voskopojë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopoje, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri.Sipas mbishkrimit të dhuruesit, kisha brenda manastirit u ndërtua në 1632 dhe u pikturua në 1659.Sot manastiri është i deklaruar monument i trashëgimisë kulturore. Sot kisha është monument i trashëgimisë kulturore i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874" më "17.03.1948 / 23.09.1971". Manastiri është ndërtuar në vitin 1632. Pikturimi i tij ka përfunduar në vitin 1659, 27 vjet pas hedhjes së themeleve. Ai përmban pjesën e kishës dhe dy ambjente të tjera që kanë qenë objekte shoqëruese të manastirit. Ndërtesa është dykatëshe de ka formën e shkronjës L. Kisha ka përmasa 17m x 7.65 X 9m. Ruhen në gjendje të mirë, afresket janë punuar me përbërës hekuri dhe kalciumi. Kjo kishe ka afreskët të ruajtura mirë dhe ka elemente me dekoracion tulle të vecantë. Në kishën e këtij manastiri ruheshin përshkrime, dorëshkrime dhe botime të ndryshme. Këto materiale u dëmtuan gjatë luftërave si dhe zjarreve të mëvonshme.
Location
-
JJW3+755, Voskopoje, Voskopojë, Albania
Add a review