Description
Ura gjendet në Selcën e Poshtme në dalje të fshatit Golik, 40 km larg qytetit të Pogradecit mbi lumin Shkumbin. Ndërkohë afërsia me ujin dhe malin ofron një peisazh mahnitës për këdo që do të ndjekë itinerarin e vjetër të rrugës Egnatia.Ura e Golikut, përfaqëson një vendkalim mbi gjurmët e vjetra të rruges romake, Egnatia, rrugë e cila ndiqte itenerarin e hershëm ilir të Kandavisë.Ajo ç’ka e bën interesante këtë urë, e cila është klasifikuar si monument kulture i kategorisë së parë, është mënyra e ndërtimit. Ajo paraqet një strukturë të urës me kurriz, me theksin horizontal, me një qark kryesor të madh dhe me një më të vogël anash tij, me një shpore e cila zvogëlon fuqinë goditëse të rrymës lumore, si dhe një qemer gjysmërrethor në këmbën e saj kryesore i cili shërben si shkarkues i ujit gjatë vërshime të mëdha stinore.
Shtrati i lumit, ne vendin ku eshte ngritur ura ka nje fare gjeresie, prandaj edhe ura, eshte ndertuar ne dy harqe gjysemrrethore me hapesira te ndryshme, ndermjet te cilave eshte hapur nje dritare lehtesuese (shkarkuese). Brigjet e ures jane shkembore nga e majta dhe argjilore djathtas, ku bregu eshte me i ulet. Gjatesia totale e ures e matur gjate kalldremit arrin 37m. Ne qender te kompozimit te ures ndodhet harku i madh gjysemrrethor i ndertuar prane bregut te majte, me hapesire drite 7.4m, trashesia e qemerit shkon ne 90cm me gjithe harkivolten e cila shkel me dhemb 10cm mbi pjesen e poshteme dhe e ka trashesine 30cm. Qemeri ne te dy ballet eshte ndertuar me gure cmersi 15 deri ne 20 cm te trashe e me lartesi te kombinuar ose se trashesia e qemerit ose prej dy copesh, i tere qemeri, edhe gjate thellesise, eshte punuar me blloqe cmersi te cmersi te skuadruar, ku dallohen qarte e ne nje drejtim fugat horizontale, blloqet e ballit, cdo 2 deri 3 rreshta, inkastrohen 40 - 50 cm, ne thellesi te qemerit per lidhje me te mire te tyre. Qemeri i harkut kryesor, gjate gjeresise se tij eshte i ndertuar me blloqe cmersi dhe shtufi dhe eshte 2.8 m i gjere. Mbeshtetjet e harkut kryesor jane horizontale e te larta 70cm mbi nivelin e ujit. Ne lartesine 40cm mbi nivelin e e mbeshtetjeve, nga te dyja anet e harkut, jane hapur nga tri vrima 20x20 cm ne thellesi te murit, per te fiksuar skeleterine e ndertimit.
Ura eshte ndertim prej guri.Guret jane te vendosura ne menyre rradhore.Mbulesa eshte prej guri dhe mbishtresa kalldrem guri rradhor.
Location
-
2G87+CFM Golik i Sipërm, Albania
Add a review