Description
Ura e Voskopojes ndodhet mbi lumin e Voskopojes dhe lidh Voskopoje - Korce, eshte nje ure e cila daton ne shek.XIX dhe pershkon rrugen Voskopje -Manastiri i Shen Prodhomit.
Urat me dy qemere ndertoheshin ne perrenj dhe lumenj me gjeresi shtrati mesatar.Shumica e tyre u ndertuan me qemer segment dhe gjysem rrethor dhe me pak qemer me maje te mprehte.
-Urat me dy qemere ne forme segment ose gjysem rrethor.
Nga ana e tyre keto jane dy lloje;
-Me dy qemere me kurriz ne kycin e qemerit kryesor
-Me dy qemere me trasene e rrafshet.
-Ura me dy qemere ose gjysem rrethor me pjesen kaluese te rrafshet .Kjo lloj ure haset rralle pasi pergjithesisht brigjet anash urave ishin te uleta keshtu qe ne shumicen e rasteve rrezja e qemerit kryesor ishte me e madhe se lartesia e bregut nga niveli i ujit e ne kete menyre niveli i kycit te qemerit e kalonte ate te brigjeve dhe ura ngrihej me kurriz ne mesin e saj.
Dallohet per menyren e vendosjes se gureve.
Ura perbehet nga dy qemere tip segment rrethor, qemeri i vogel dhe qemeri i madh . Gjatesia e saj eshte 51.70m, kurse gjeresia 4.60m. Qemeri i madh ka hapesire drite 11.00m. dhe eshte veshur ne dy anet e tij me gure te gdhendur me permasa 35x35x70cm. Ne vitin 1966 jane bere nderhyrje restauruese sipas te ciles guret e qemerit jane akoruar me berthamen e betonit me ganxhat metalike, te vendosura gjate gjithe segmentit rrethor. Muratura e ures eshte punuar me fuga horizontale. Harku I vogel ka hapesire drite 4m, edhe ky nga ana konstruktive eshte punuar me qemer me gjeresi 0.45m i cili ne kyc kapet me nje ganxhe metalike. Keto ganxha ne urat sherbejne per mberthimin e gureveballore midis tyre.
Nga pikpamja e ndertimit, ura pjesen kaluese e ka me kalldrem te kufizuar nga te dy anet me bordure me gjeresi 70cm me theksim 5cm mbi rrafshin e kalldremit.
Location
-
Ura e Shen E Premtes, Voskopojë, Albania
Add a review