Site logo
Description

Vendbanimi prehistorik i Zagradies ndodhet buzë liqenit, në pjesën lindore të gadishullit të Linit, në vëndin që nga banorët e fshatit njihet me emrin “zagraqe”. Ai është zbuluar në fund të viteve 60’ të shek. Xx gjatë një ekspedite hulumtuese të punonjësve të muzeut lokal të Pogradecit. Si dëshmi e ekzistencës së tij, na vjen sot një kompleks prej 7 veglash guri të periudhës së bakrit të cilat ruhen në muzeun e Pogradecit. Ky kompleks përbëhet nga dy dalta, tre sëpatë-çekanë, një sëpatë dhe një vegël e brimuar e papërfunduar.

Në periudhën e hekurit, vendbanimi u braktis nga banorët të cilët u zhvendosën prej atje për në pjesën e sipërme të gadishullit, në atë që sot njihet nga banorët si kodra e “Shën Thanasit”. Kjo gjë dëshmohet nga materialet arkeologjike të zbuluara në këtë pjesë të gadishullit si enë dhe fragmente enësh prej balte në ngjyrë hiri dhe të murrme në të zezë të shkëlqyeshme si edhe fragmente të qeramikës “Devollite”, të cilat i takojnë gjysmës së parë të mijëvjeçarit të i-rë p.l.k ose ndryshe, periudhës paraqytetare ilire.

Location
Region
Not Available
Today's work schedule is not available
  • Monday

    Open 24h

  • Tuesday

    N/A

  • Wednesday

    N/A

  • Thursday

    N/A

  • Friday

    N/A

  • Saturday

    N/A

  • Sunday

    N/A

  • January 30, 2025 11:20 pm local time

  • No comments yet.
  • Add a review