Site logo
Description

Teqja e Melçanit është një nga teqetë më të vjetra të Shqipërisë juglindore, dhe ndoshta e vetmja teqe e fortifikuar e mbetur në këmbë. Ngrihet majë një kodre në zonën perëndimore të kodrave në hyrje të Korçës, dhe rrëzë saj kalonte rruga e vjetër Kolonjë-Pogradec.
Baba Abdullah Melçani ishte i pari që 400 vjet të shkuara mblodhi besimtarët bektashinj në teqenë e Melçanit, kryeqendra e zhvillimit kulturor dhe historik të Shqipërisë Juglindore. Mbi 80 vjet të shkuara , Kryegjyshata Botërore Bektashiane e vendosur këtu transferohet përfundimisht nga Teqeja e Melçanit dhe vendoset në Tiranë ku ndodhet dhe aktualisht.
Kjo teqe ka vlera të mëdha të zhvillimit të besimit, kulturës dhe historisë së shqiptarëve. Objekti i kultit u rindërtua, pikërisht në themelet e teqesë së vjetër pas rënies së regjimit komunist.
Para disa vitesh kjo teqe u rikthye në identitet dhe mund të themi se është teqeja me e bukur në Shqipëri dhe më gjërë ,me një pamje piktoreske që atje mund të shohësh gjithë fushgropën e Korçës. Nëse e viziton tani ajo është kthyer ne një kantier shumë të madh ndërtimi dhe ndoshta do jetë një nga objektet e kultit më e madhe dhe më e bukur ne Shqipëri.
Për ata që e kanë vizituar është e pamundur mos kthehesh përsëri .

Location
Follow us
Region
  • No comments yet.
  • Add a review